Pak orë kanë mbetur deri në publikimin e “Kuku”

Edhe pak orë kanë mbetur deri në lansimin e projektit më të ri të këngëtarit, Butrint Imeri.
Projekti i paralajmëruar kohë më parë, i titulluar “Kuku”, do të publikohet të enjten, 30 shtator në orën 23:59.

Butrinti ka kohë që është duke punuar në këtë projekt muzikor.
Gjithashtu, “Kuku” ende pa u lansuar është bërë një hit në rrjetin social TikTok dhe dëgjuesit e muzikës së artistit mezi prisnin për këtë këngë, gjithandej duke kërkuar të publikohet sa më shpejtë të jetë e mundur.
Kujtojmë se, Butrinti është shumë i pëlqyer nga publiku. Këngët e tij të publikuara në Youtube, janë të klikuara miliona herë.
Madje, bashkëpunimi i fundit nga Butrinti, Ledri e Kida ka shënuar verën e këtij viti, duke u bërë një hit i padiskutueshëm./21Media 

Back to top button