Pak orë pas rinovimit të kontratës me Ermal Krasniqin, reagoi Ballkani 

 

Sonte Ballkani njoftoi edhe zyrtarisht se e ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës me Ermal Krasniqin, deri në vitin 2023.

Në njoftimin e lëshuar nga klubi nuk u bë e ditur asgjë sa i përket aspektit financiar dhe kësaj marrëveshjeje dhe në mediat vendore përfolën disa shumë të konsiderueshme.

Për t’i përgënjeshtruar të gjitha këto, klubi nga qyteti i Suharekës reagoi në faqen zyrtare, ku theksoi se shumat e përmendura nga mediat nuk kanë të bëjnë asgjë me realitetin, por gjithashtu klubi nuk tregoi ndonjë shifër.

“Klubi i futbollit FC Ballkani falenderon mediat tona të cilat po bëjnë një punë të shkëlqyeshme drejt informimit të qytetarëve për ngjarjet sportive. Mirëpo, në rastin e Ermal Krasniqit na lejoni që me xhentiles t’iu rikonfirmojmë se shuma e cila po përmendet në opinion është e pavërtetë, dhe as për së afërmi e shumës së cekur nëpër disa media. Kontrata me Ermalin është mesatare me lojtarët e tjerë të Superligës së Kosovës sa i përket vlerës monetare.“, u bë e ditur reagimin e klubit me bazë në Suharekë.

Back to top button