Gjakovë: Lekaj u dënua me kusht 18 muaj burgim

U shpall fajtor për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Ish-kryetari i Gjakovës Pal Lekaj u dënua me kusht një vit e gjashtë muaj burgim për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Bashkë më dy të pandehur të tjerë u shpall fajtor. Sipas trupit gjykues, ka shpërndarë subvencione përmes një kompanie, në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike.(Teksti- Xheneta VELIU, kamera- Gzim ARIFI)./21Media

Back to top button