Ahmeti tha se mund të rriten rastet me Covid-19, fajësoi partitë politike

 

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti sonte u shpreh se shkaku i tubimeve në fushatë zgjedhore, është e pritshme që në Kosovë të rriten numrat e të infektuarve me Covid-19.

Ahmeti tutje bëri thirrje për kujdes.

“Duke marr parasysh moskujdesin e partive gjatë fushatës, dhe gjendjen në regjion e Evropë, lehtë e pritshme që numrat e të infektuarve me covid do të rriten në Kosovë. Vetëm sot kishte mbi 300 raste dhe 10 viktima. Ju lutemi për kujdes. Mos ta kthejme këtë moskujdes në traghedi më të madhe.”, shkroi Ahmeti në facebook.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot informoi se gjatë 24 orëve të fundit vdiqën 10 persona që ishin të prekur me Covid-19, u konfirmuan edhe 340 raste të reja, ndërsa u shëruan nga Covid-19 edhe 411 pacientë.

Numri total i rasteve pozitive është 65.690 raste nga 280.071 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.568 raste të vdekjes./21Media

Back to top button