Palmer: Të formohet Qeveria e Kosovës pa pengesa politike

 

Gjatë ditës së enjte, përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor në departamentin amerikan, Matthew Palmer dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Philip Kosnett kanë mbajtura takime virtuale me politikanët e Kosovës.

Pas takimit Palmer nëpërmjet një komunikate ka theksuar nevojën për formimin e qeverisë pa pengesa politike.

“Në takimet virtuale të ditës së djeshme, Palmer e theksoi nevojën urgjente për formimin e qeverisë pa pengesa politike, për përfitimet e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e institucioneve që e luftojnë korrupsionin dhe përkrahjen e vazhdueshme për një Kosovë të larmishme dhe të pavarur”, thuhet në njoftim për media.

Back to top button