Pamfletet kërcënuese në veri, policia nis hetimet

Në disa lokacione në veri të vendit janë vendosur disa pamflete kërcënuese.
Zëvendësdrejtori i Policisë për veriun e Kosovës, Veton Elshani, tha për rtv21 se me urdhër të Prokurorisë Speciale, rasti është inicuar si “nxitje e urrejtjes dhe përçarjes”.
“Konfirmojmë se në disa lokacione në veri të vendit kemi hasur në disa pamflete me përmbajtje të urrejtjes dhe me urdhër të Prokurorisë Speciale, rasti iniciohet si nxitje e urrejtës dhe përcarjes. Nuk kemi të dyshuar e as të arrestuar. Policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit”, tha Elshani.
|Në pamflete bëhet thirrje edhe që ushtria serbe të kthehet në Kosovë.
“Komandant vetëm thuaj, fluturojmë si plumbat”, thuhet në vijim, duke iu referuar terroristit Milan Radoiçiq.
Fotografitë ku shihen pamflete të tilla janë postuar në rrjetin social Telegram, nga kanali serb “Koridor”./21Media