Hapet konkursi për pranim në Qendrën e Studentëve

Është hapur ko konkursi për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë për vitin akademik 2024/25. Konkursi do të jetë i hapur deri më 19 shtator (e enjte), njofton Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës.
Studentët, aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit online, në adresat zyrtare të QS, webfaqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar në Facebook: Qendra e Studentëve – Prishtinë.
Këtë vit Qendra e Studentëve do të pranojë rreth 4000 studentë.
Çmimi do të jetë 35 euro për muaj (20 euro banimi, 15 euro ushqimi)./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?