Pamje nga ceremonia e betimit në zyrën e Presidentit

Anëtarët e Këshillit të Ministrave betohen para Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta sipas procedurës kushtetuese.
Me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, Kryeministri, Edi Rama dhe anëtarët e tjerë të Këshillit të Ministrave u betuan.
“Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave!”
Gjatë kësaj ceremonie solemne ishin të pranishëm Kryetari i Kuvendit, Lindita Nikolla dhe anëtarët e Kabinetit të Presidentit të Republikës.
 

Back to top button