Shkollat ​​e mesme afgane rihapen, vajzat përjashtohen

Talibanët kanë përjashtuar vajzat nga shkollat e mesme afgane, pasi ata urdhëruan vetëm djemtë dhe mësuesit burra të ktheheshin nëpër klasa.
Në një deklaratë nga grupi islamik thuhet se klasat e mesme do të rifillonin nuk përmendte vajza apo gra.
Një nxënëse afgane tha për BBC se ishte e shkatërruar. “Gjithçka duket shumë e errët”, tha ajo.
Pavarësisht premtimeve të talebanëve, kjo është shenja e fundit që Afganistani po kthehet në sundimin e ashpër të viteve 1990, transmeton rtv21.tv.
Në një zhvillim tjetër, të premten talebanët duket se kanë mbyllur ministrinë e çështjeve të grave dhe e kanë zëvendësuar atë me një departament që dikur zbatonte doktrina të rrepta fetare.
Shkollat e mesme janë zakonisht për nxënës të moshës 13 deri në 18 vjeç. Shumica e shkollave janë gjithashtu të ndara, gjë që do ta bënte të lehtë për talebanët të mbyllnin shkollat për vajzat./21Media

Back to top button