Pamje nga festa e dyfishtë në Ministrinë e Mbrojtjes

Bashkë me Ushtrinë Burim Ramadani feston edhe ditëlindjen

Zëvendësministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Burim Ramadani përveç gëzimit të formimit të Ushtrisë së Kosovës, ka edhe një arsye për të festuar sot.

Për Ramadani ka nodhur një rastësi e bukur pasiqë ai mbush 37 vjet, shkruan rtv21.tv.

Pas shumë urimeve që ka marrë në rrjetet sociale, Ramadanin e kanë befasuar edhe live. Në Ministrinë e Mbrojtes festohen dy festa, e aty nuk ka si të mungojë torta, e cila është e dekoruar me simbolin e FSK-së.

Këto imazhe në rrjetet sociale i ka ndarë vet Burim Ramadani. “Festë e dyfishtë sot në Ministrinë e Mbrojtjes.”, ka shkruar ai.

Burim Ramadani është emëruar zëvendës i Ministrisë së Forcës së Sigurisë, të cilën sot Kuvendi i Kosovës e shndërroi në Ministrinë e Mbrojtes së Kosovës./21Media

Back to top button