Balje për Ushtrinë: Ne të bëjmë shumëetnike edhe pa ata që janë kundër

“Urime Kosovë Ushtrinë”

Deputetja nga Grupi Parlamentar 6+, Duda Balje ka uruar formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Ajo është shprehur fuqishëm pro ushtrisë duke e konsideruar votën e saj si më të bukurën deri më tani.

“E nderuara Ushtri e Kosovës, që sot do të fillosh të frymosh, dije që edhe ne frymojmë me ty.

Në të bëjmë shumëetnike edhe pa ata që sot nuk janë këtu dhe janë kundër që ti të frymosh lirshëm.

Vota ime për Ushtrinë, është vota më e bukur dhe më krenare deri sot.

Urime Kosovë Ushtrinë !” ka shkruar Balje në Facebook.

Kujtojmë se gjatë votimit të ligjeve për Ushtrinë në sallë ishin 107 deputetë, ndërsa munguan ata të Listës Serbe të cilët po e kundërshtojnë këtë vendim.

Madje ata kanë paralajmëruar se do ta dërgojnë në Kushtetuse këto ligje me miratimin e të cilave u bë formimi Ushtrisë së Kosovës./21Media

Back to top button