Pamje që të lënë pa frymë, fëmija i ulur në pragun e dritares së ndërtesës shumëkatëshe
Një fëmijë rreth dy vjeç e ka rrezikuar jetën.
Dritarja në katet e sipërme të një ndërtese shumëkatëshe në Kayasehir të Stambollit ishte lënë e hapur. Një fëmijë, rreth dy vjeçar, doli nga dritarja e hapur dhe u ul në prag.
Ndërkohë, një qytetare që banonte në ndërtesën tjetër e pa fëmijën dhe filloi ta incizonte me telefon.
Pasi u ul për pak kohë në pragun e dritares, fëmija u kthye brenda, duke e shmangur një tragjedi.
Ndërsa gruaja që po regjistronte videon paralajmëroi fëmijën e saj, “Nuk do të dalësh as në ballkon”, teksa kur e pa se djali i vogël hyri brenda mori frymë thellë.
Nga ana tjetër, nuk dihet nëse dikush ishte në shtëpi, derisa dy vjeçari doli në pragun e dritares./21Media
📹 Yürekleri ağza getiren görüntüler İstanbul’dan geldi.
😨 1,5 – 2 yaşlarında olduğu düşünülen bir çocuk açık camdan dışarıya çıkarak pervaza oturdu.
— A Haber (@Ahaber) September 9, 2021