Pamje të KFOR-it gjatë patrullimit me helikopter në veri të Kosovës

 
Në përgjigje të zhvillimeve të fundit në veri, misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO ka shtuar patrullimet përgjatë rrugëve kryesore të trafikut të prekura nga bllokimet e rrugëve dhe ka vendosur njësi në pikat e kalimit kufitar Jarinje dhe Brnjak.
Në një komunikatë për media thuhet se KFOR-i mban një qëndrim të paanshëm, të fortë, të shkathët dhe fleksibël për t’u marrë me të gjitha rastet e mundshme.
“Gjenerali Franco Federici gjithashtu mbetet në kontakt të ngushtë me të gjitha palët e përfshira, për të kontribuar në një de-përshkallëzim të shpejtë. KFOR-i mbetet i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij, i cili rrjedh nga Rezoluta 1244 e KS të OKB-së 1999, për të siguruar një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në komunikatë.
Misioni paqeruajtës i NATO-së në Kosovë, KFOR, ka publikuar sot pamje nga patrullimi me helikopter në pjesën veriore të Kosovës.

Ndryshe, tash e dhjetë ditë serbët në veri kanë vendosur barrikada në rrugë në shenjë proteste ndaj reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia.

Back to top button