Panairi vjetor i “dëshirave” në Lima

Në Lima të Perusë u organizua një panair unik për banorët e atjeshëm. Atje u ekspozuan artikuj të ndryshëm dedikuar plotësimit të dëshirave të klientëve. Në këtë panair kishte objekte të ndryshme në miniaturë, për të cilat peruanët besojnë se u sjellin fat.
Numër i madh peruanësh u mblodhën në panairin vjetor, të quajtur “Panairi i Dëshirave”, në Lima të Perusë. Prej vitit 1999, në këtë këtë panair prezantohen artikuj mistik për vendasit e atjeshëm.
Ata dëshirojnë që në vitin 2022 të kenë shëndet të mirë dhe në përgjithësi një vit të mbarë, pasi që pandemia e COVID-19 vazhdon të dominojë jetët e secilit edhe atje.
Edhe pse në vitet 2020 e 2021 në Peru vdiqën me mijëra persona si pasojë e kësaj sëmundjeje, e ku me miliona u infektuan me virus, Peruanët nuk kanë hequr dorë nga shpresa se vitin e ardhshëm do të bëhet mirë.
Kjo kliente në panair me këtë rast ka thënë se gjatë vitit që po lëmë pas, nuk ia kanë dalë aq mirë me pandeminë, por shpresojnë se vitin e ardhshëm do të bëhet më mirë.
Ata që vizitojnë këtë panair, kanë shansin të kuptojnë më shumë për fatin e tyre nga shamanët e Andeve, apo të marrin pjesë në rituale për pastrim të shpirtave, apo edhe rituale që sipas tyre ndihmojnë në arritje të suksesit në jetë.
Kjo grua është organizatore e panairit të dëshirave në Lima. Ajo ka thënë se publikut u ofrojnë t’u plotësohet çdo dëshirë për vitin në vijim.
Psh njerëzit kanë bërë plane që të blejnë shtëpi, veturë, tokë, apo ndoshta të arrijnë sukses në karrierë dhe për këtu u ofrojnë ornamente miniaturë, të cilat u ndihmjnë që t’u plotësohen dëshirat.
Banorët e atjeshëm po ashtu i nënshtrohen ritualeve të pastrimit, ku përfshihet banja me tym temjani dhe dush me petale lulesh.
Ky person ka treguar se në panair ka shkuar për të bërë banjë me lule, pasi që mendon se falë tyre do të jetë i shëndetshëm vitin tjetër. Ai po ashtu beson se do të arrijë suksesin që synon në jetë.
Peruanët, në veçanti banorët e rajonit Altiplano, këto rituale i praktikojnë për qindra vjete./21Media

Back to top button