Papa Françesku:“Nëna…” s’mund të jetë emri për bombën
Ai tha se është turpëruar kur e ka dëgjuar emërtimin e bombës
Papa Françesku kritikoi të shtunën emërtimin e bombës më të madhe jo nukleare të ushtrisë amerikane “nëna e të gjitha bombave”, duke thënë se fjala “nënë” nuk duhet të vihet në lidhje me armën vdekjeprurëse.
Forcat ajrore amerikane kanë hedhur një bombë të tillë në pozitat e Shtetit Islam në lindje të Afganistanit, muajin e kaluar.
“Jam turpëruar kur kam dëgjuar emërtimin”, tha Papa gjatë një pritjeje për studentë, transmeton Reuters. “Nëna jep jetë, kurse kjo jep vdekje dhe ne për këtë e quajmë nënë. Për çfarë bëhet fjalë?”, ka shtuar ai.
Papa Françesku pritet të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump më 24 maj.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?