Para ndarjes së çmimeve “Grammy”, Beyonce jep lajmin e madh

Këngëtarja amerikane Beyonce ka shpallur turneun e sivjetshëm Cowboy Carter përpara ndarjes së çmimeve Grammy të së dielës, ku albumi i saj me titull mund të bëhet më i suksesshmi në historinë e çmimit.

Beyonce njoftoi turneun në Instagram me një video të shkurtër të një billbordi të ndezur me fjalët Cowboy Carter Tour, e ndjekur nga një foto e saj.

Ende nuk janë bërë të ditura detaje të mëtejshme për datat apo vendndodhjet e koncerteve.

Beyonce njoftoi turneun përpara ceremonisë së 67-të të çmimeve Grammy në Los Angeles, ku ajo kryeson me 11 nominime.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Beyoncé (@beyonce)

Back to top button