Paraburgim për personin që kërcënoi Kryeministrin Haradinaj

Ai kishte kërcënuar Haradinajn përmes rrjeteve sociale

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton se i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj një personi që ka kërcënuar Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.
Bëhet e ditur se të dyshuarit B.E. kjo masë e paraburgimit i është caktuar për shkak të kryerjes së veprës penale “përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe

Sigurisë së Republikës së Kosovës, nga neni 144 paragrafi 1, lidhur me veprën penale kryerja e veprës terroriste nga neni 136 e 135 të KPRK-së.

“I pandehur B.E. gjatë fundit të vitit 2018 dhe në fillim të vitit 2019, është angazhuar në përgatitjen e akteve terroriste në Kosovë, ashtu që më 10 janar 2019, duke shfrytëzuar rrjetet sociale ka publikuar foto kërcënuese ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, më mbishkrimin “Do t’ju vijë fundi o taguta shqiptar Bi’Idhnilah”, i bërë nga një person i maskuar, e në prapavijë shihet flamuri i organizatës terroriste ISIS.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Sipas kallëzimit penal, e gjithë kjo ka ndodhur me qëllim të frikësimit serioz të popullatës apo që seriozisht të destabilizoj strukturat themelore politike e Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, bëhet e ditur se Policia e Kosovës, Drejtoria Kundër Terrorizmit në Prishtinë, ka bërë bastisjen e shtëpisë së të dyshuarit ku i është sekuestruar një “Iphone 6” pasi që i është gjetur një fotografi kërcënuese si dhe një thikë./21Media

 

Back to top button