Paraburgim për shtatë personat që u kapën me 83 kilogramë heroinë në Han të Elezit

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë të pandehurve .T., O.V., M.H., SH.D., F.K., A.K., dhe A.A. shtetas i Republikës së Turqisë, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ”blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”
Ndërsa të pandehurit, L.T. dhe O.V. dyshohen edhe për veprën penale ”mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
”Të pandehurit L.T., O.V., M.H., SH.D., F.K., A.K., A.A., më 23 shkurt 2022, në terminalin doganor në Hanin e Elezit, duke vepruar si anëtarë të grupit, pa autorizim kanë transportuar nga Turqia në Republikën e Kosovës, substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, të cilat substanca kanë pasur për qëllim të shpërndarjes, shitjes ose ofrimi për shitje, në atë mënyrë që me rastin e ndaljes dhe kontrollit të automjetit transportues është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë, me peshë të përgjithshme 83.592 gram, të cilat për destinacion ka pasur Prishtinën”, thuhet në komunikatë.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./21Media

Back to top button