Kaloni te përmbajtja kryesore

Ky çift e kaloi ditën e parë të martesës duke mbledhur armë

Yaryna Arieva dhe Sviatoslav Fursin, shtetas të Ukrainës, u martuan vetëm disa orë pasi Rusia nisi pushtimin e saj në këtë vend. Ata e kaluan ditën e tyre të parë si çift i martuar duke mbledhur pushkët dhe duke u përgatitur për të mbrojtur vendin e tyre.
Supozohej se do të ishte një dasmë në maj, por çifti nuk ishin më të sigurt për të ardhmen e tyre, përcjellë rtv21.tv

(Christian Streib/CNN)
Arieva dhe Fursin janë bërë pjesë e Forcave Mbrojtjes Territoriale, një degë e forcave të armatosura të Ukrainës që përbëhet kryesisht nga vullnetarë. Pasi u armatosën, çifti u drejtuan për në zyrën e partisë politike, Solidariteti Evropian.
“Për momentin, ne jemi këtu dhe po bëjmë gjithçka që mundemi. Kështu që ka shumë punë për të bërë, por megjithatë shpresoj se gjithçka do të jetë në rregull”, tha Arieva, duke shtuar se edhe disa civilëve që nuk janë pjesë e forcës mbrojtëse iu dhanë edhe pushkë, raporton CNN.
“Ka disa vende ku mund t’i merrni ato, dhe thjesht nënshkruani letrat dhe mund të shkoni e të mbroni vendin tuaj,” tha ajo.
“Kjo është situata tani”, shtoi Arieva./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button