Paraburgim për të dyshuarin për dhunim

Gjykata Themelore e Ferizajt ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit F.E., shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhunimi.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri më datë 16 shtator 2022, nga stacioni i autobusëve në Suharekë, nën kërcënim merr me veturë të dëmtuarën B.G., dhe sjell në Ferizaj, me ç ‘rast së pari hyjnë në një lokal ku me dashje me anë të alkoolit shkakton dehjen, pastaj të njëjtën e dërgon në një motel në magjistrale Ferizaj – Prishtinë dhe aty përdorë dhunë fizike si dhe pa dëshirën e saj kryen marrëdhënie seksuale.”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./21Media

Back to top button