Selmanaj thotë se Kurti promovon si vendime të reja, vendimet e marra para dy vitesh

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka reaguar pas emërimit të Ardita Sinanit për këshilltare politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit të hënën, thuhet se ky është hapi i parë drejt themelimit të Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, zyrë të cilën do ta koordinojë Sinani.
Selmanaj përmes një postimi në Facebook ka thënë vendimi për themelimin e Zyrës për Presheven është marrë gjatë qeverisjes së Avdullh Hotit.
“Me 28 shtator 2020 Qeveria e Kosovës më qëllim të institucionalizimit të mbështetjes shtetërore për shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc ka votuar në mbledhjen e saj për themelimin e kësaj Zyre. Me qëllim të zbatimit të këtij vendimi me 13 janar 2021 qeveria Hoti ka miratuar edhe planin e punës për këtë Zyre, ku janë përcaktuar dhe detyrat konkrete për ministritë e caktuara,”, ka shkruar Selmanaj
Kurse, për emërimin e Sinanit në këtë pozitë ka reaguar edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku. Ajo ka thënë se vendimi është gabim dhe i dëmshëm pasi që sipas saj shkakton përçajrje mes shqiptarëve në Luginën e Preshevës./21Media

Back to top button