Paraburgim për tentim vrasje të rëndë

1 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

 

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e një muaji paraburgim për dy persona F.K., B.A dhe E.R. të dyshuar për veprën penale vrasje e rëndë (F.K ) në tentative përkatësisht pjesëmarrje në rrahje. (B.A dhe E.R.)

“ I pandehuri F.K., me datë 4 mars në orët e pasdites në Dragash, tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin A.R., , dhe me atë rast me dashje vënë në rrezik jetën e të dëmtuarit M.M., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje dhe rrahje paraprake e nxjerr pistoletën zyrtare e markës ,,Glock” të cal. 9×19 mm. dhe shkrep një (1) herë nga një distancë në drejtim të të dëmtuarve. Të pandehurit B.A., dhe E.R., me datë kohë dhe vend të njëjtë marrin pjesë në rrahje e cila ka rezultuar me lëndim të rëndë trupor të A.R., dhe M.M., sipas raporteve mjekësore të Qendrës Emergjente në Prizren.”, sqarohet në komunikatën e gjykatës./21Media