Paralajmërimi i Chollet për Serbinë në rast krize në Kosovë

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka paralajmëruar se një krizë e mundshme në Kosovë mund të pengojë bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë.
Ai i ka cilësuar marrëdhëniet SHBA-Serbi si “të forta dhe strategjike”, por që sipas tij mund të pengohen, nëse nuk zgjidhen çështjet mes Kosovës dhe Serbisë.
“Frikësohem se përderisa çështja e Kosovës mbetet e pazgjidhur, në veçanti nëse situata do të sillte në ndonjë krizë, siç po frikësoheshim që po afrohej disa javë më parë, kjo do të pengonte një bashkëpunim më të thellë mes nesh. Nuk duam ta shohim këtë”, tha ai.
Chollet këto deklarata i ka bërë gjatë një diskutimi me gazetarë në Beograd.
Zyrtari i lartë amerikan po ashtu ka deklaruar se duhet angazhim për dialog, të bazuar në propozimin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë- Serbi, i njohur ndryshe edhe si propozimi evropian.

Back to top button