Paralajmërohet bllokimi i rrugëve në veri

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka paralajmëruar bllokimin e rrugëve në veri të vendit, nëse Qeveria e Kosovës ndërmerr ndonjë veprim për konfiskimin e makinave me targa serbe.
Pas takimit të Listës Serbe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd, Rakiq tha para mediave se në një rast të tillë rezistenca do të jetë “e popullit”.
Ndonëse tha se takimi i sotëm ishte më i shkurtëri ndonjëherë, Rakiq u shpreh se kanë marrë garanci të fortë nga Vuçiq, se ai do të jetë pranë popullit serb në Kosovë.
“Sot jemi takuar me presidentin Vuçiq dhe mund të ju them se kurrë nuk kemi pasur takim më të shkurtër, mirëpo kemi marrë garanci të forta që presidenti Vuçiq dhe Serbia do të jenë pranë popullit të saj, ndërsa pas këtij takimi presidenti Vuçiq do të ketë takimin për siguri dhe pastaj, edhe ai do t’ju drejtohet publikut, kështu që nëse keni pyetje, mund t’ia adresoni atij. Ajo që është me rëndësi për ju dhe të gjithë ne që jetojmë atje poshtë, është se presidentit Vuçiq i kemi thënë qartë dhe kemi kërkuar prej tij se nëse FSK, njësitë speciale, policia, apo kushdo qoftë tjetër, e përsërisë, kushdo qoftë tjetër, niset për të marrë pronën tonë, dhe pronë e jona janë edhe targat, që ishin tema e sotshme, dhe veturat, do të përdorim të gjitha mjetet, dhe me mjete demokratike paqësore do të rezistojmë, dhe do të jetë kjo rezistencë e popullit”, ka thënë ai.
Ndonëse tha se do të përdorin mjete paqësore, dha edhe një paralajmërim tjetër duke thënë se “nuk e di se në çka do të shndërrohet rezistenca” dhe as “se si do të zhvillohet situata në teren.
“Kur them rezistencë demokratike paqësore e popullit, ne këtë vërtet e duam dhe e mendojmë, po nuk e dimë se në çka do të shndërrohet dhe se si do të zhvillohet situata ne terren. Po e përsërisë, rezistencë paqësore, demokratike dhe jo e dhunshme e popullit, mirëpo nuk e dimë se në çka do të shndërrohet nëse dikush tenton që në mënyrë të dhunshme ta marrë pronën tonë. Nëse ndërmerret çfarëdo aksioni i dhunshëm për konfiskimin e automjeteve, ne do të bllokojmë të gjitha hyrjet dhe daljet nga veriu dhe për nga qendra e Kosovës”, tha ai.
Kryetari i Listës Serbë u kujdes që të nixisë popullin serb që jeton në Kosovë të mos konfertojë targat e veturave në RKS, duke i përgëzuar ata qytetarë që nuk e kanë bërë një gjë të tillë deri më tash.
Sa i përket fushatës sensibilizuese të Qeverisë së Kosovës drejtuar qytetarëve serbë për konvertimin e targave, Rakiq tha gjoja se Qeveria e Kosovës po u bënë presion qytetarëve serbë për një gjë të tillë.

Back to top button