Parandalohet kontrabanda e 2400 litrave alkool etilik me origjinë nga Serbia

Njësitet Antikontrabandës të Doganës së Kosovës në bashkëpunim dhe përkrahje të Policisës së Kosovës kanë parandaluar kontrabandimin e 2400 litrave të alkoholit etilik.
„Pas identifikimit të një automjeti transportues të dyshuar i cili rrugëtonte nga Mitrovica e Veriut, njësit e Doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovë kanë organizuar ndalimin dhe kontroillin e këtij automjeti. Pas ndalimit dhe kontrolliit të automjetit është hasur në mallra të kontrabanduar me origjinë nga Serbia, respektivisht alkool etilik 96% në sasi prej 2400 litra.“, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.
Sipas njoftimit, vlera e mallit vlerësohet të jetë 4300 Euro, kurse taksat doganore janë në vlerë prej 14,300.00 Euro.
Tutje Dogana bën të ditur se mallrat dhe automjeti janë konfiskuar derisa prokuroria ka nisur procedurat hetimore./21Media

Back to top button