Policia i gjen armë 60 vjeçarit nga Kaçaniku

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Kaçanik për posedim të paautorizuar të armëve.
Arrestimi i F.L, 60 vjeçar është bërë të mërkurën rreth orës 18:00 në fshatin Begracë, pasi Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka pranuar një informacion se një person posedon armë zjarri.
Te i dyshuar gjatë kontrollit është gjetur një armë zjarri (pistoletë) me një karikator dhe 8 fishekë. Më pas ai është shoqëruar në stacionin e policisë dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit, në ora 19:15, pas një kontrolli në shtëpinë e tij  është gjetur edhe arma e dytë, armë automatike me një karikator dhe 3 fishekë.
Si prova materiale armët dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit ndaj të dyshuarit është lëshuar vendim mbi ndalimin për 48 orë./21Media
 

Back to top button