Paraqitja e parë e Lawrence me barkun e rrumbullakosur

Aktorja amerikane, Jennifer Lawrence, së fundmi bëri të ditur për të gjithë lajmin se ajo dhe bashkëshorti i saj, Cooke Maroney do të bëhen prindër për herë të parë.
Gjatë ditës së sotme, në rrjet kanë qarkulluar fotografitë e para të Lawrence, ku i duket barku rrumbullakosur.
Çifti kurorëzuan dashurinë tyre me martesë në tetor të vitit 2019, pas më shumë se një viti të lidhur.
Kohë më parë, aktorja kishte thënë së dëshira e saj më e madhe është të krijoj familjen e saj.
“Nuk e di nëse ndonjëherë do të martohem dhe kjo është në rregull, nuk e kam në plan martesën, por patjetër dua të bëhem nënë”, ka thënë aktorja 31 vjeç./21Media

 

Back to top button