Reagon Berisha pas largimit nga PD-ja

Sali Berisha është deklaruar pas largimit nga Partia Demokratike e Shqipërisë.
Berisha e ka quajtur vendimin jashtë normave statutore të PD-së.
Sot kreu i PD-së, Lulzim Basha, njoftoi për largimin e Berishës pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shpallën person non-grata.
“Vendimi është jashtë çdo lloj norme statutore dhe të ligjit të vendit. Natyrisht një vendim të tillë një njeri që respekton parimet elementare të një force politike të lirë dhe të një shoqërie të lirë nuk mund ta marrë. Unë e kuptoj presionin e jashtëzakonshëm që ai ka pasur, por pavarësisht presionit mendoj se disa herë më parë duhet të konsideronte dorëheqjen e tij sesa të dorëzonte sovranitetin e Partisë Demokratike. Sovranitetin e PD-së se PD-ja është një institucion i sovranitetit të vendit me aktin që me njoftimin që shpalli zoti Basha”, ka thënë Berisha.
Sipas tij Basha “pas presioneve të kryeministrit Rama”. Madje ka thënë se Basha ka qenë i kërcënuar me sanksione “për këtë nuk dyshojë”.
Ai tutje tha se do të bëjë gjithçka për të rivendosur sovranitetin e Partisë./21Media

Back to top button