Debatohet për sistemin e drejtësisë në Kosovë

Ky organizim mbahet në kuadër të projektit “Rinia për Drejtësi”

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS) ka organizuar sot debatin publik që do të mbahet në Prishtinë.

Në këtë debat do të diskutohet për sistemin e drejtësisë në Kosovë, sfidat e këtij sistemi dhe rëndësinë që të jemi faktor i ndryshimit në rritjen e llogaridhënies, transparencës dhe integritetit në sistemin e drejtësisë.

Në këtë debat pritet të jenë prezent përfaqësues nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Agjencia kundër Korrupsionit, Oda e Avokatëve të Kosovës, përfaqësues nga organizatat jo-qeveritare, nxënës/e të shkollave të mesme në Prishtinë dhe qytetarë të ndryshëm.

Organizimi bëhet në kuadër të projektit “Rinia për Drejtësi” të cilin YIHR-KS është duke implementuar në kuadër të programit “Kërko Drejtësi” (D4J). Programi Kërko Drejtësi (D4J) financohet nga Departamenti i Shtetit Amerikan/INL dhe implementohet nga National Center for State Courts (NCSC) për të mbështetur zhvillimin e fuqishëm të kërkesës për drejtësi në Kosovë të bazuar në dëshmi. Opinionet, gjetjet dhe konkluzionet apo rekomandimet e nxjerrura në debat nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Departamentit të Shtetit Amerikan apo Qendrës Kombëtare për Gjykata Shtetërore.

Back to top button