Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

 

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës ka informuar se gjatë 5 ditëve të ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, i përcjellur me shi dhe intervale me diell.

Sipas institutit, shi parashihet të bie ditën e hënë dhe të martë, për të vazhduar sërish ditën e premte.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-11m/s. Indeksi UV do të jetë në vlera mesatare. Kushtet biometeorologjike paraqiten të mira, sikurse edhe cilësia e ajrit e cila mbetet në vlerat e shëndetshme për shkak të prezencës aktive të parametrave meteorologjik.”, ka informuar IHMK./21Media

Back to top button