Çfarë moti do të mbajë në 5 ditët e ardhshme?

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës ka informuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme në vendin tonë do të mbaj mot kryesisht me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-24 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë mesatar deri i lartë në orët e mesditës.
“Vranësirat e pakta që do të jenë prezent, mund të krijojnë kushte për ndonjë rigë shiu pas ditës së mërkurë”, thuhet në njoftimin e Institutit.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit./21Media

Back to top button