Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

 

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës sonte informoi se gjatë dy ditëve të ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës do të intensifikohen duke krijuar kushte që vende-vende të sjellin shi.

Sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius.

“Indeksi UV do të shënoj vlera mesatare. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit e lehtë deri mesatare.”, informoi Instituti./21Media

Back to top button