Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditë e ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell. Nuk parashihen reshje të asnjë forme. Në mëngjesin e së premtes pritet të ketë ngrica të dobëta dhe mjegull në ultësira dhe rreth lumenjve. Në fushat barike pritet të ketë rënie, deri sa në ato termike parashihen ngritje. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit. Sa i përketë kushteve biometeorologjike, ato paraqiten relativisht të favorshme, kurse reshje shiu dhe bore sipas parashikimeve numerike priten me datë 5 eventualisht 6 shkurt”, ka njoftuar IHMK./21Media

Back to top button