Parashikimi i motit për fundjavë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohëpaskohe me shi.
Temperaturat minimale do të të lëvizin ndërmjet –2 deri 1gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5- 8gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.
Ndërsa, të dielën sipas Institutit do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-11gradë
Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperendimit./21Media