Parashikimi i motit për fundjavë

Të shtunën dhe të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Bëhet e ditur se të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

“Vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të intensitetit të dobët, kryesisht në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit, kurse në disa zona do të ketë kushte për shkarkime rrufesh”, thuhet në njoftim.

Të dielën parashihet mot kryesisht i ngjashëm, por me rritje të lehta të temperaturave në vlerat e mesditës./21Media
Back to top button