Vuçiq e pranon se Serbia s’mund ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në NATO

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Kosova nuk do ta ketë të lehtë të bëhet anëtare e NATO-s.

Vuçiq tutje ka thënë se asgjë nuk varet nga Serbia sepse ajo nuk është anëtare e NATO-s.

“Ata mund të pranohen në NATO, por jo lehtë sepse ka vende anëtare që nuk e njohin Kosovën. Do të ketë rezistencë shumë të fortë nga Spanja, por edhe nga disa vende që e kanë njohur Kosovën, si vëllezërit dhe motrat tona nga Hungaria”, tha Vuçiq, shkruan Danas.

I pyetur për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Vuçiq tha se është një “turp i veçantë”.

“Asgjë e tillë nuk ka ndodhur ndonjëherë në histori. Ata nisen nga parimi se ‘fuqia e Zotit nuk lutet’. Ata mendojnë se mund të bëjnë gjithçka, por ne do të presim momentin kur do të vendoset një marrëdhënie pak më ndryshe pushteti për sa i përket respektimit më të madh të së drejtës publike ndërkombëtare, që është rasti sot, qoftë brezi im apo i juaji, për këtë. më vonë”, ka deklaruar Vuçiq./21Media

Back to top button