Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se në javën e ardhshme do të kemi mot me diell e vranësira.
Të hënën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Në mëngjes ngrica dhe kushte për mjegull. Temperaturat minimale ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimale 3-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga juglindja.
Të martën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më shumë për gjatë relievit malor. Temperaturat minimale ndërmjet -3 deri 1gradë Celsius, maksimale 6-9 gradë Celsius. Erë e lehtë nga juglindja.
Ndërsa, të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale -2 deri 2, ndërsa maksimalet 7-12 gradë Celius. Erë nga juglindja me shpejtësi 1-3 m/s.
Mot i vranë dhe me intervale me diell po ashtu do të mbajë të enjtën. Temperaturat minimale -2 deri 2 gradë Celsius, maksimale 8-12 gradë Celsius. Erë nga juglindja me shpejtësi 1-4 m/s.
Po ashtu të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura. Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu në vise të ulëta, derisa në viset malore parashihen fjolla bore. Temperaturat minimale 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5 -10 gradë Celsius./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?