Parashikimi i motit për këtë javë

Mot kryesisht i ndryshueshëm dhe mjaft dinamikë, parashihet të mbajë gjatë kësaj jave.
Do të ketë vranësira konvektive, të cilat vende-vende parashihen të sjellin reshje dhe shkarkime rrufesh.
Mirëpo, sa i përket temperaturave, ato do të jenë tipike pranverore.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-32 gradë celsius.
Indeksi UV në fillim do të shënojë vlera mesatare, ndërsa nga dita e mërkurë e tutje parashihet të ketë vlera të larta. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.

Back to top button