Parashikimi i motit për nesër

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se fillimi i javës do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore, më të theksuara në viset malore.

“Dita e marte do të karakterizohet me mot relativisht të qetë dhe me temperatura maksimale deri në 7 gradë Celsius. Reshje të dendura nuk parashikohen, pasi që vendi ynë mbetet me këto masa bllokuese anticiklonike deri ditën e premte. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashikohen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s”, ka njoftuar IHMK./21Media

Back to top button