Parashikimi i motit për nesër e pasnesër, ekziston rreziku për stuhi dhe breshër
Instituti Hidrometorologjik i Kosovës sot ka informuar se gjatë dy ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ndikohet nga fushat e fuqishme ciklonike.
Sipas parashikimeve, në këto kushte do të mbajë mot jo stabil, me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës do të shoqërohen me shkarkime elektrike, reshje shiu, e në disa zona ekziston rreziku për stuhi dhe breshër. Siç ka informuar IHMK, mot afërsisht i ngjashëm do të na shoqërojë deri në fundjavë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi e lehtë dhe lokalist e fortë. Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira, sepse përpos indeksit të lartë UV, apelohet që të kemi kujdes gjatë kohës kur fillojnë reshjet dhe të respektohen udhëzimet, se si duhet të mbrohemi nga moti me rrufe dhe stuhitë.”, ka bërë të ditur IHMK./21Media