Parashikimi i motit për pesë ditë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se moti për pesë ditët e ardhshme do jetë kryesisht i vranët dhe me intervale të gjata me diell.

“Deri më 2 qershor nuk parashihen ndryshime rrënjësore sa i përket parametrave meteorologjik. Reshje shiu dhe shkarkime rrufesh do të përsëriten pothuj çdo ditë por duke ndërruar lokacionet dhe intensiteti i reshjeve do të jetë i ndryshueshëm”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Në shumë zona të kufizuara të Dukagjinit parashihet që reshjet të përcjellen me stuhi dhe breshër. Reshje breshëri mund të ketë edhe në rrafshin e Kosovës, kryesisht në verilindje dhe juglindje duke përfshirë zona të kufizuara.

Sa i përket temperaturave ato do të shënojnë rritje të lehta në vlerat e mesditës. Do të fryje erë kryesisht nga juglindja dhe veriperendimi me shpejtesi 1-11m/s./21Media

Back to top button