Bie nga kali, portieri i PSG-së përfundon në kujdes intensiv

Portieri i Paris Saint-Germain, Sergio Rico është në kujdes intensiv pas një aksidenti të ndodhur derisa ai po kalëronte.

Kampionët e Ligue 1 konfirmuan se Rico, portieri i dytë i PSG-së, ndodhet në ICU në spitalin Virgen del Rocio të Sevillas.

Spanjolli 29 vjeçar, iu bashkua PSG-së në vitin 2020, ndërsa gjendja e tij po përmirësohet, raportojnë mediat spanjolle.

Ai ka luajtur në të kaluarën për skuadra si Sevilla, Fulhami dhe Majorka . Ai gjithashtu ka luajtur një herë për Spanjën në vitin 2016.

PSG fitoi titullin e 11-të të ligës franceze pasi barazoi 1-1 në Strasburg të shtunën.

Back to top button