Parashikimi i motit për sot

Moti sot pritet të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-34 gradë Celsius
Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3m/s. Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik./21Media