Vdiq këmbësorja që u godit nga vetura në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Një këmbësore ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga një veturë në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë të shtunën në mbrëmje.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:20.
Vdekja e viktimës u konstatua në vend të ngjarjes.
Për trajtim mjekësor është dërguar ngasësja e veturës.
Policia ka thënë se ka nisur hetimet për ndriçimin e rrethanave që çuan tek aksidenti.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?