Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vazhdim

Mot me shi e borë

Gjykuar sipas ecurive aktuale sinoptike, tashmë mbi rajonin tonë ka depërtuar një vorbull ciklonike e cila do të krijojë kushte për mot kryesisht të vranët të përcjellë me reshje shiu, shqote dhe bore. Pra, sot, mbi vendin tonë, pritet të kemi mot me vranësira të cilat kohë pas kohe mund të sjellin reshje shiu që vende-vende mund të kalojë edhe në reshje bore.

Temperaturat do të sillen në mes minus 4 e 5 gradë Celsius.

Nesër, po ashtu, pritet të kemi mot me vranësira të cilat më të theksuara do të jenë në mesditë, kur mund të sjellin edhe reshje lokale bore. Temperaturat do të shënojnë rënie ato do të sillën në mes minus 5 e 3 gradë Celsius.

Në pjesën e parë të javës, pritet një qarkullim më i madh i ajrit e kjo do të ndihmojë në përmirësimin e indeksit ditor të kualitetit të tij gjë që do të bëj që cilësia të jetë afër normales.

Gjatë javë temperaturat do të sillën në mes minus 6 e 2 gradë Celsius./21Media

Back to top button