Ambasadorët e Quintit hapin javën kundër korrupsionit

“Parandalimi dhe luftimi i konfliktit të interesit në pushtetin gjyqësor”

Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2018”, sot do të bëjë hapjen e “Javës Kundër Korrupsionit 2018”. Në hapje do të mbajnë fjalë rasti Ambasadorët e Quintit dhe përfaqësuesi i Koalicionit të OJQ-ve.

Pas hapjes së “Javës Kundër Korrupsionit 2018” nga Ambasadorët e Quintit, do të organizohet tryeza e diskutimit me temën “Parandalimi dhe luftimi i konfliktit të interesit në pushtetin gjyqësor”.

Gjatë kësaj dite, do të ketë edhe aktivitete të tjera, të cilat organizohen në kuadër të Javës.

Kujtojmë se dje më 9 dhjetor në botë u shënua Dita Kundër Korrupsionit, e kjo datë u shënuat edhe në Kosovë me aktivitete të ndryshme kundër korrupsionit nga organizatat e shoqërisë civile./21Media

Back to top button