Parashikimi i motit për sot dhe nesër

 

Masat ajrore me presion të lartë atmosferik, ende po veprojnë mbi rajonin tonë, kështu edhe sot, pritet të mbajë mot pjesërisht i vranët. Temperaturat do të sillen në mes -8 e 0 gradë Celsius.

Të mërkurën, po ashtu, parashihet të kemi mot pjesërisht të vranët, mirëpo temperaturat do të shënojne ngritje të dukshme, ato do të sillen në mes -3 e 4 gradë celsius.

Në pjesën e dytë të javes, parashihet një depërtim i masave të ngrohta ajrore nga jugperendimin e kjo do të bëjë që shtypja e ajrit të zbresë, që do të krijojë kushte për vranësira, të cilat mund të sjellin reshje sporadike shiu, por edhe bore.

Temperaturat do të shënojnë ngritje, ato minimale do të lëvizin në mes -3 e 3 gradë Celsius, kurse ato maksimale në mes 4 e 8 gradë Celsius./21Media

Back to top button