Policia konfiskon mbi 170 pajisje për kriptovaluta në veri

Policia e Kosovës ka konfiskuar 174 pajisje të paligjshme, që ishin përdorur për kriptovaluta, gjatë një aksioni në Zubin Potok.

Kështu ka njoftuar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në Twitter.

Rizvanolli ka thënë se mospagimi i faturave të energjisë elektrike ka inkurajuar aktivitetet e tilla të paligjshme.

“Policia ka sekuestruar 174 pajisje të paligjshme të kripto-minimit në Zubin Potok. Mospagimi i faturave të energjisë elektrike ka inkurajuar aktivitetet e tilla të paligjshme. Për këtë Serbia bllokon zbatimin e Udhërrëfyesit për energjinë. Ne kemi përmbushur zotimet tona. Është koha që edhe pala tjetër urgjentisht të bëjë të njëjtën gjë”, ka shkruar Rizvanolli në Twitter./21Media

Back to top button