I pari është Ronaldo?

Ronaldo është futbollisti më i paguar në botë

Portugezi Cristiano Ronaldo, sulmuesi i Real Madrid, është futbollisti më i paguar në 2016-2017, me 87,5 milionë euro te ardhura, duke qenë para rivalit të tij të madh, argjentinasit Lionel Messi (76,5 milionë euro), sipas shifrave te publikuara në revistën France Football.

Braziliani Neymar, shok ekipi i Messit te Barça, është i treti në podium, me 55,5 milionë euro, duke qenë para uellsianit Gareth Bale (Real Madrid), me 41 milionë euro dhe argjentinasit Ezequiel Lavezzi, i cili luan në superligen kineze me Hebei Fortune, me 28,5 milionë euro të ardhura.

Shifrat e France Football përfshijnë pagën bruto, premiot dhe të ardhurat nga fushatat publicitare gjatë sezonit 2016-2017. Përsa i përket trajnerëve, është tekniku i Manchester United, Jose Mourinho, i cili është më të ardhura me të larta, me 28 milionë euro.

Back to top button