Parku me i vogël në botë

Mill Ends Park është parku më i vogël në botë dhe gjendet në Portland të shteti amerikan të Oregonit.
Ky vend është një rreth i vogël prej 0.61 metrash, dhe me një sipërfaqe prej 0.292 metrash katrorë.
Parku u konsiderua si më i vogli në botë nga Libri i Rekordeve Botërore Guinness, transmeton rtv21.tv.
Fillimisht, në atë vend ishte menduar që të vendoset një shtyllë e dritës, mirëpo më pas publicisti Dick Fagan kishte filluar të mbjellë bimë.
Ai u bë një park zyrtar i qytetit 30 vjet më vonë.
Në Portland ekzistojnë mbi 200 parqe dhe zona natyrore dhe mes tyre figuron edhe ky mini-park./21Media

Back to top button